Kiriakos Micotaqis mori një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare greke ndaj rivalit tê tij Aleksis Tsipras.

Demokracia e Re siguroi 40.79% të votave ose 146 mandate. Partia e dytë në vend SYRIZA mori 20.07% duke siguruar kështu 71 mandate, pasuar nga PASOK – KINAL me 11.46% me 41 mandate. KKE siguroi 26 vende dhe Zgjidhja Helenike mori 16 mandate.

Ish-kryeministri Tsipras e pranoi humbjen, ndërsa Micotaqis e konsideroi suksesin e partisë sê tij si tërmet politik.

SYRIZA pati rënie të ndjeshme duke marrë 11% më pak se në zgjedhjet e para 4 viteve, ndërkohë që Demokracia e Re rikonfirmohet forcë e parë duke marrë 2% më shumë vota se në zgjedhjet e fundit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *