Njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur mund të sjellë dhe fundin e strategjisë së Aleksandër Vuçiq kundër avancimit të Kosovës në proceset integruese. I këtij mendimi është profesor Eduart Jozef i Hopkins University në Uashington. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Jozef theksoi se ndryshimi i qasjes në dialogun Kosovë-Serbi dhe vëmendja në planin franko-gjerman si zgjidhje mund të sjellë një tjetër kurs në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, propozimi franko-gjerman e ka prioritet njohjen e Kosovës nga pesë vendet jonjohëse të Bashkimit Evropian.


“Kur ia largon fuqinë Serbisë, krijon mundësinë për atë që të gjithë e duan. Një negociatë të drejtë dhe të balancuar. Askush nuk dëshiron ta poshtërojë Serbinë, por qëllimi është një negociatë e drejtë. Serbia është privilegjuar nga pesë shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por kjo situatë mund të ndryshojë së shpejti dhe njohja e mundshme e Kosovës nga këto shtete do e përfundonte edhe lojën e Aleksandër Vuçiq.” – tha Jozef. Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro janë pesë shtete e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *