Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se Moldavia do të arrestojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin nëse ky i fundit do të shkelte në territorin e këtij shteti.

Sandu nënvizoi se vendimi për arrestimn e Putinit do të ishte në përputhje me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj liderit të Kremlinit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e cila e akuzon këtë të fundit për krime lufte në Ukrainë.

“Republika e Moldavisë do të respektojë vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila lëshoi një urdhërarrest për Vladimir Putinin për krime lufte të kryera në Ukrainë dhe nëse ai hyn në territorin e vendit tonë, do të arrestohet.” –  tha presidentja moldave në një konferencë shtypi me gazetarët e huaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *