Gazetari Ben Andoni komentoi rikthimin e mundshëm të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.
Andoni e cilësoi Bashën politikisht të konsumuar duke theksuar se ai nuk sjell ofertë të re politike.
“Është si puna e njê biznesi qê të ka gënjyer gjithmonë me marketingun e tij dhe sërish vjen dhe të premton diçka. Basha nuk sjell ofertë politike, madje ai arriti të manipulonte dhe votat në zgjedhje brenda partisë që drejtonte. Ai ka përgjëgjësitë e tij për situatën ku ndodhet Partia Demokratike.” – tha Andoni për TVSH.