“Alexander Shiplyuk, kreu i Institutit ‘Khristianovich’ të Mekanikës Teorike dhe të Aplikuar (ITAM) të Siberisë, u arrestua pasi dyshohet se ka dorëzuar material sekrete në një konferencë shkencore në Kinë në vitin 2017-të” – thanë burime për Reuters.

Shiplyuk akuzohet për tradhëti ndaj vendit pasi Kremlini beson se ai dorëzoi informacione sekrete lidhur me raketat hipersonike.

Vetë i akuzuari mohoi gjithçka me pretendimin se informacionet në fjalë nuk ishin sekrete, por krejtësisht të disponueshme në internet.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, tha se arrestimi nuk është tendencioz dhe se çështja paraqet ndjeshmëri të lartë lidhur me interesat kombëtare të Rusisë.

“Kjo është punë shumë e rëndësishme. Vështirë se është e mundur të flitet këtu për ndonjë lloj tendence.” – tha Peskov.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *