Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, i njohur dhe si pronari i rrjetit të marketeve “Big Market”, përdori fjalor fyes ndaj protestuesve të mbledhur para selisë së parlamentit në kundërshtim të projektligjit për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë publikë.
Sinaj iu drejtua me fjalor fyes protestuesve të mbledhur nga “Lëvizja Bashkë”, ndërkohë që i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Arlind Qorit, drejtues i kësaj lëvizje.
Qori e konsideroi Sinajn si përfaqësuesin e halabakërisë politike që dominon realitetin politik shqiptar në kontekstin e sotëm.
Qori iu referua Sinajt si halabak, injorant dhe bjerraditës, që në një shoqëri të drejtë do të kishte përfunduar në burg për delinkuencë. Qori shtoi se kjo kastë oligarkësh mediokër nuk e kanë marrë pushtetin nga populli, por ia kanë marrë pushtetin popullit për interesat e tyre korruptive.