Krei i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha deklaroi se posedon një shkresë ku thuhet se britanikët nuk mund të heqin “non-grata”-n ndaj tij pasi u bie reputaconi.

Berisha e cilësoi këtë si një argument që provon se sa absurde është shpallja e tij “non-grata.” Ai shtoi se  do t’i bëjë publike këto fakte për shqiptarët.

“Çështja shkon deri aty sa thuhet nuk ia heqim dot se na bie reputacioni. Komunikimi me qeverinë britanike është transparent, ka një sistem serioz transparence. E thotë shkresa: “Të mos ia heqim se na bie reputacioni”. I kam të gjitha dokumentet, do t’ua paraqes shqiptarëve. Ata janë transparentë, janë shtet ligjor. Unë i kam të gjitha, do t’i bëj publike. E lash se ishte fushata, por do t’i bëj publike.”- u shpreh Berisha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *