Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se ndërhyrja e policisë së Kosovës në veri të vendit është krejtësisht ligjore dhe mundëson ushtrimin e detyrës nga kryekomunarët e zgjedhur me votë në një proces të lirë zgjedhor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken kritikoi ndërhyrjen e policisë së Kosovës në veri duke e cilësuar si të dhunshme, ndërsa kërkoi tërheqjen e forcave policore nga veriu.

Kurti u shpreh se i mirëkupton reagimet e partnerëve, por çdo opsion tjetër do të ishte antikushtetues.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të qeverisë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të republikës; dhe do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarët. Andaj, si kryeministër i të gjithë qytetarëve, ftoj të gjithë, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve..”- ka shkruar Kurti në Fejsbuk.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *