Një gjarpër u shfaq në fushën e blertë në ndeshjen ndërmjet Radnički dhe Omladinc në kuadër të Ligës së Parë të Beogradit, Grupi B.
Gjarpri në përmasa jo të vogla, u shfaq në pjesën anësore të fushës, gjë e cila shkaktoi frikë te gjyqtari anësor i cili menjëherë vrapoi me shpejtësi në drejtim të gjyqtarit kryesor duke i kërkuar të ndërpresë ndeshjen.
Loja u ndërpre për disa minuta deri kur punonjësit e sigurisë larguan gjarprin nga fusha, ndërkohë që publiku e përjetonte skenën në distancë me të qeshura.
Delegati i ndeshjes, në raportin e tij pas ndeshjes, citonte fjalët e anësorit teksa vraponte drejt arbitrit kryesor: “Zot, ai është shumë i madh, ndërprite ndeshjen.”
Këto fjalë të anësorit shkaktuan të qeshura dhe nxitën mijëra komente satirike në rrjetet sociale.