Njohësi i çështjeve ballkanike, Janush Bugajski e cilësoi të papranueshëm reagimin e  Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken i cili dënoi ndërhyrjen e policisë së Kosovës në veriun e vendit duke e konsideruar atë si të dhunshme.

Bugajski shkroi në Tuiter se kjo sjellje është si ajo e Donald Trampit që nuk njihte rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.

Bugajski nënvizon se mbështetja e hapur amerikane për Vuçiçin po e shtyn rajonin drejt luftës.

“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA për Vuçiç po destabilizon rajonin. Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane.” – shkruan Bugajski.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *