Në rrjetet sociale po qakullon një thirrje për protesta në pjesën jugore të Mitrovicës me thirrjen që pjesëmarrësit të marshojnë drejt veriut, të trazuar nga tensionet e ditëve të fundit.
Policia e Kosovës, u kërkoi qytetarëve të mos bien pre e këtyre thirrjeve të cilat janë të dyshimta dhe dashakeqe.
“Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës. Garantojmë qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim. Ne e vlerësojmë lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.” – thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.