Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli sot në BBC ku ndër të tjera tha se në kushtet aktuale të tensioneve në veri të vendit nuk mund të flitet për tërheqje nga ana e Policisë së Kosovës pa u tërhequr fillimisht bandat e organizuara nga Beogradi që ushtruan dhunë ndaj trupave të KFOR-it dhe gazetarëve.

“Në këto tri komuna, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, i kemi tri ndërtesa, dhe nëse jo kryetarët, atëherë kush duhet të jetë në to? Nëse nuk janë për kryetarët, kujt i shërbejnë ato? Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kështu duhet të jetë. Ato ndërtesa janë asete të Republikës së Kosovës. Dikur kanë qenë struktura paralele të Serbisë, por ato janë struktura ilegale, të krijuara me fonde të Beogradit zyrtar, i cili dëshiron ta destabilizojë shtetin tonë, me idenë e Beogradit për të krijuar një botë të madhe serbe. Ne e kundërshtojmë diçka të tillë.” – u shpreh Kurti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *