Rexhep Taip Erdogan tha në ceremoninë e inaugurimit të tij si president i rizgjedhur i Turqisë se tashmë një epokë e re ka nisur duke e quajtur “Shekulli i Turqisë”.

“Turqia hyri në një rrugë të re pasi mbaroi votimet dhe u shpallën rezultatet. Shekulli i Turqisë ka filluar dhe dyert e rritjes së vendit tonë janë hapur.” – tha Erdogan para përfaqësuesve të 81 shteteve pjesëmarrëse në ceremoni.

Erdogan theksoi se ndryshimet e mëdha për Turqinë do të nisin nga rikishikimi i kushtetutës e cila sipas tij cënoi liritë pasi është produkt i grushtit të shtetit në vitin 1980-të.

“Ne do ta shpëtojmë demokracinë tonë nga kushtetuta aktuale, e cila është produkt i grushtit të shtetit (1980), dhe do ta forcojmë atë me një liridashëse, civile dhe gjithëpërfshirëse. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë vendin tonë përmes investimeve, punësimit, prodhimit, eksporteve dhe një suficit të llogarisë rrjedhëse. Ne jemi të vendosur të zbatojmë parimin e Ghazi Mustafa Kemalit (Ataturk) “Paqe në shtëpi, Paqe në botë” në praktikën e tij. kuptimin e vërtetë. Ne do të vazhdojmë të thurim së bashku Shekullin e Turqisë me kabinetin tonë të ri.” – vijoi Erdogan.

Kundërshtarët dhe kritikët e presidentit turk e cilësojnë përpjekjen për ndryshimin e kushtetutës si cënim të laicitetit dhe orientim të qartë drejtë teokracisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *