Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arrestuar me urdhër të SPAK.
Dako dhe nëntë ish-zyrtarët e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Në mars 2023 ish-kryebashkiaku i Durrësit u thirr në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen e hapur për dhënien e lejes së ndërtimit të 11 viteve më përpara, për një pallat i cili u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.
Burime nga Syri.net pohojnë se z.Dako është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.