Silvio Berluskoni ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital të Milanos – raportoi Corrieere Della Sera.
Berluskoni ishte një nga figurat dominante të jetës politike dhe asaj publike në Italinë e tre dekadave të fundit.
Manjati italian, ish-kryeministër i vendit, po ashtu u bë i njohur dhe si presidenti i klubit futbollistik të Milanit dhe si themelues i rrjetit mediatik të Mediaset-it.
Silvio Berluskoni kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shtuara me shëndetin si pasojë e një pneumonie dhe një forme të leuçemisë.
Berluskoni njihet si lideri historiki i Forza Italia-s, ndërkohë që për shumë vite ishte personazh qëndror i zhvillimeve në Itali nisur nga përballjet e tij të shumta me sistemin e drejtësisë.