Sot maturantët po testohen në provimin e matematikës në kuadrin e Maturës Shtetërore, por skandali vijon të mbetet i njëjti.
Teza e provimit është publikuar 20 minuta para nisjes së testimit në rrjetet sociale duke treguar sërish papërgjegjshmërinë totale nga ana e menaxhuesve të këtij procesi.
Teza është publikuar në rrjete sociale nga faqja “Studentët Denoncojnë” për të tretën herë radhazi brenda kësaj mature.
Tashmë duket utopike që maturantët të njihen me përmbajtjen e testimeve sapo të marrin fletën përpara, ndërkohë që teza e provimit mund të konsiderohet si produkt i mirëfilltë komercial i aksesueshëm në rrjete sociale nga çdo maturant që posedon një telefon celular dhe që ka njohuri të mjaftueshme në lexim dhe shkrim.