Ish-emisari i Shba-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenëll ka sulmuar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e fajësuar sërish këtë të fundit për mungesë vullneti për një marrëveshje me Serbinë. Grenelli e sheh Kurtin si pengesën e madhe të këtij procesi, i cili do të merrte tjetër rrjedhë nëse kryeministër i Kosovës do të ishte dikush tjetër. “E di se deklarimet e mia do të shkaktojnë sërish kokëçarje, por më duhet të jem i sinqertë. Albin Kurti dhe njerëzit e tij nuk mund të përmbushin detyrimet për të cilat ata janë zgjedhur, prandaj ata duhet të largohen nga vendimmarrja politike.”- raportohet të ketë thënë Grenëll sipas medias serbe Kosovo Online.

Grenëlli i bëri këto deklarata gjatë një takimi elektoral të Ron Xhonson,, i cili synon një ulëse në senatin amerikan. Xhonson, po ashtu kritikoi Kurtin. “Ai (Kurti) kujton se ka mbështetjen e Amerikës dhe mund të veprojë si të dojë. Kujton se Amerika nuk i do serbët, por kjo nuk është aspak e vërtetë.”- tha Xhonson.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *