Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli në konferencë shtypi lidhur me rrëmbimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga njësitë e ushtrisë serbe duke ripërsëritur akuzën se ngjarja ka ndodhur në brendësi të territorit të Kosovës.
Kurti theksoi se janë gjetur gjurmë në vendin ku ka ndodhur rrëmbimi i tre policëve, ndërkohë që shtoi se nuk e kupton mosreagimin nga ana e KFOR-it lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
“Serbia nuk është që po na befason, nuk ka ndryshuar nga apetitet e saj. Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim.”- ka thënë ai.