Kryeministri, Edi Rama theksoi se Shqipëria do të presë hëtimet e KFOR-it lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga njësitë e ushtrisë serbe.
Rama shtoi në reagimin e tij se Shqipëria do të jetë në linjën e aleatëve euroatlantikë dhe jo palë, sipas tij në këtë betejë imagjinare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat.” – theksoi Rama.