Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Zhozef Borrel e konsideroi si arrestim rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga njësia “Cobra” e ushtrisë së Serbisë.
Si zakonisht, me gjuhën e drunjtjë të teknokratit, ai kërkoi shtensionimin e situatës duke u kërkuar dy palëve të ulen sërish në dialog.
“E dini që ka ndodhur një incident rreth arrestimit të tre oficerëve policorë të Kosovës dhe ne jemi duke provuar ta vërtetojmë se çka saktësisht ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe me të dyja palët për të marrë vesh se çka çoi në këtë arrestim. Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme.”- ka deklaruar ai para gazetarëve.