Kryeministri hungarez, Viktor Orban po viziton Tiranën ku u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Edi Rama.

Në konferencën e përbashkët për shtyp mes dy kryeministrave, Orban deklaroi se Hungaria e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, ndërsa kërkoi nga BE-ja të përshpjëtojë anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

‘Ne e kemi përgëzuar shumë dhe Ballkanin e Hapur. Hungaria gjatë gjithë kohës do të mbështesë këto iniciativa. Evropa do paguajë një çmim shumë të lartë nëse nuk anëtarësohen vendet e BP. Kjo duhet të ishte bërë dje e jo nesër.”- tha Orban.

Hungaria ishte ndër shtete që votoi kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës, ndërsa Orban është kritikuar për raportet e tij të afërta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *