Nga Hysamedin Feraj
INDOKTRINIMI shënon të gjitha praktikat që i ofrojnë subjektit vetëm një pikëpamje dhe i fshehin të tjerat, ose i citojnë këto vetëm sa për t’i kritikuar. Për shembull, informimi vetëm për pikëpamjen e qeverisë së Serbisë, dhe citimi i pikëpamjes së qeverisë së Kosovës vetëm sa për ta qortuar.
PROPAGANDA është përhapja, shpërndarja e një pikëpamjeje, për shembull përhapja në Kosovë vetëm e këndvështrimit të qeverisë serbe dhe fshehja ose heshtimi i këndvështrimit të qeverisë së Kosovës.
FJALA E LIRË është informimi i subjektit (publikut) së paku barabar në sasi dhe cilësi, dhe së paku me të dy pikëpamjet e kundërta të të njëtit nivel (qeveri me qeveri, analist me analist, opinion me opinion, etj.). Kur ia ndalon vetes ose ia ndalojnë të tjerët informimin për pikëpamjen tjetër, fjala nuk është e lirë.
W
Liria e fjalës është E LIDHUR ME LIRINË E MENDIMIT, dhe mendimi nuk mund të jetë i lirë kur furnizohet vetëm me informacion të njëanshëm dhe burgoset brenda një pikëpamjeje që propagandohet. Sepse kështu vetëm indoktrinon në vend se të informojë dhe t’i ofrojë mendjes më shumë lëndë mbi të cilën punon.