Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha u godit me telefon nga një pjesëmarrës në një koncert të saj në New York teksa bënte shqiponjën para fansave të saj.

Artistja 33-vjeçare po këndonte në një koncert në “The Rooftop” në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.

Rexha u pa e tronditur në momentin e goditjes duke u ulur në skenë, ndërsa pjesëtarë të stafit të saj i erdhën në ndihmë.

Video e goditjes u publikua në Tuiter duke kryer më pas xhiron e botës.

Raportohet se mjekët morën nën përkujdesje artisten e cila e tejkaloi këtë moment të vështirë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *