Departamenti Amerikan i Shtetit e mbështeti ndërhyrjen e policisë shqiptare në kampin e opozitës iraniane në zonën e Manzës.

Në deklarimin e DASH-it, vërehet po ashtu dhe ndryshimi i qëndrimit ndaj MEK-ut – grupimit të opozitës iraniane – që tashmë nuk konsiderohet më aleat, por organizatë jodemokratike që ka keqtrajtuar anëtarët e saj. Po ashtu, në deklaratë thuhet se ka dyshime rreth aktivitetit të kësaj organizate.

“Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj.”- ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

SPAK-u njoftoi nisjen e një hetimi për pjesëtarë të kësaj organizate, por pa  ofruar detaje rreth lëndës së hetimit, ndërkohë që gjatë kontrollit të djeshëm nga policia u raportuan përplasje mes anëtarëve të MEK-ut dhe efektivëve blu.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *