Gjatë kontrollit që Policia e Shtetit ushtroi në kampin e MEK-ut në zonën e Manzës u raportua dhe për një humbje jete.

Pjesëtarë të grupimit opozitar Iranian akuzuan policinë si shkaktaren e vdekjes së një personi si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë kontrollit.

Akuza u mohua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili deklaroi se vdekja e personit në kampin e opozitës iraninane nuk u shkaktua nga veprimet e efektivëve të policisë. 

“Personi që ka vdekur sot në kamp, ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën mjeko-ligjore. Ka pamje edhe nga policia, por jam i bindur që ka pamje edhe nga vetë anëtarët e MEK, që vërteton këtë gjë. Sepse nuk është prekur qoftë edhe një anëtar me dorë. Do të presim ekspertizën mjeko-ligjore. Ai është një burrë i moshuar, në mos gaboj 76 ose 79 vjeç. Vdekjet brenda kampit ndodhin rëndom sepse është një komunitet që ka krijuar jetën aty dhe është fenomen i natyrshëm. Jam i bindur sepse kemi pasur të gjithë kujdesin e duhur për të mos krijuar asnjë incident me asnjë nga anëtarët brenda fshatit.” – tha Çuçi para gazetarëve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *