Historiani Konrad Clewing – ekspert për Ballkanin Perëndimor, tha gjatë një interviste për DW se Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës me teknikat e ashpërsimit të retorikës luftënxitëse dhe presionit për krijimin e menjëhershëm të Asosacionit.
Clewing theksoi se retorika e Beogradit ka kaluar nga kërkesat për të drejta tek terrori i pretenduar se ushtrohet nga shteti i Kosovës ndaj serbëve lokale.
Sipas tij, këto janë teknika të njohura në nxitjen e luftërave në Ballkan.
“Veç kësaj, prej më shumë se një viti qeveria serbe dhe mediat serbe që ajo kontrollon e kanë ashpërsuar thelbësisht retorikën e tyre. Nuk flitet më për të drejtat e serbëve, por për gjoja “terror” sistematik që po ushtrohet ndaj serbëve nga ana e autoriteteve të Kosovës. Edhe Kosova vetë po delegjitimohet sistematikisht: Qeveria e Beogradit dhe mediat e saj përdorin vazhdimisht termin “të ashtuquajturat” autoritete të Kosovës. Këto janë terma tërësisht revizioniste dhe luftënxitëse.” – ka thënë ai.