Ministri i Brendshêm i Kosovës, Xhelal Sveçla shkroi në fejsbuk se Policia e Kosovës shmangu një sulm terrorist në komunën e Zveçanit.

Sveçla sqaroi se institucionet e sigurisê ndaluan një automjet të mbushur me armatim në afërsi të godinës së kësaj komune.

Statusi i Sveçlës në fejsbuk:

Policia e Kosovës parandalon sulm terrorist.

Falë angazhimit intensiv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë.

Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë.

Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *