Kriminalisti Ervin Karamuço foli në Euronews Albania lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici pas videoskandalit në zyrën e tij.
Karamuço theksoi se video e Gjicit mund të mos jetë e vetmja pasi ai beson se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal që posedon dhe video të tjera zyrtarësh publikë të cilai i përdor për shantazhe në këmbim të shumave të mëdha monetare.
“Ky nuk është një filmim rastësor pervers që unë po filmoj veten dhe po e shikoj më pas për kënaqësi. Ky është një filmim i organizuar për të përfituar në një mënyrë apo në një tjetër. Ajo që ka ndodhur më pas është që ka rrjedhur informacioni që ka dekonspiruar të gjithë këtë organizim që është kryer. Jo vetëm për rastin e zotit Gjicit unë po unë pres që në vijim do kemi nga ky grup që organizon këto edhe të tjera viktima që mund të kenë dalë nëse do të hapen celularët apo pajisjet e tjera. Do të dalë kush i organizon këto dhe çfarë janë këto grupe që i bëjnë shantazhe institucioneve shtetërore, pavarësisht fajit të tij që ka lejuar të kryej veprime të tilla në zyrat e shtetit, por kjo e para është akoma më e rëndë.” – tha Karamuço.