Peja është përfshirë nga përmbytje masive të cilat kanë shkaktuar dhe dy humbje jete.

Policia njoftoi se një grua bashkë me fëmijën e saj kanë humbur jetën nga përmbytjet.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё 24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan Qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tё datës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.” — thuhet në komunikatë.

Sakaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se vendi është tronditur nga këto humbje jetësh, ndërkohë që autoritetet u zotuan të ofrojnë mbështetjen e nevojshme shtetërore në këtë situatë.

Po ashtu, kryministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh i gatshëm të ofrojë ndihmën e shtetit shqiptar në këtë situatë të vështirë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *