Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli reagoi ndaj deklaratave të përfaqësuesit për politikë të jashtme të BE-së, Jozef Borrel i cili dënoi arrestimet e serbëve në veri të Kosovës dhe marshimin e FSK-së në Mitrovicë.

Pacolli shkroi në fejsbuk se Kosova është shtet ligjor dhe jo vend ku mund të sundojnë grupet terroriste.

“Zoti Borell dhe gjithë të tjerët duhet të kuptojnë mirë se Kosova nuk është një vend pa ligj. Rendi dhe ligji zbatohet në të gjithë territorin. Askush nuk duhet t’i kërkojë Kosovës asgjë tjetër përveç vendosjen e rendit dhe ligjit. Policia e Kosovës është institucion i respektuar dhe e kryen punën e saj sipas ligjeve të Kosovës. Të qëndrojmë në dialog, të japim rezultate, por asnjëherë të mos inkurajojmë aktet e dhunës!”- shkroi Pacolli.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *