Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit si kryebashkiak i Himarës.
Beleri kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit, të martën e 27 qershorit në ora 11.00, por Gjykata vendosi lënien e tij në paraburgim.
Beleri u prangos dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e blerjës së votës, ndërkohë që rezultoi fitues në garën ndaj rivalit të tij Jorgo Goro.