Jevgeni Prigozhin, kreu i mercenarëve të Wangeri-it u shfaq pas tërheqjës nga marshi ushtarak drejt Moskës duke thënë se nuk ishte synuar përmbysja e pushtetit në Kremlin, por vetëm ishte protestuar për problemet e shumta me të cilat kjo strukturë ka pasur me zinxhirin komandues të ushtrisë ruse.
“Nuk ishte qëllimi ynë për të përmbysur regjimin. Ne u ndalëm në atë moment, kur u bë e qartë se do të derdhej shumë gjak. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se mjaftoi demonstrimi i asaj që kishim planifikuar të bënim. Vendimi ynë për t’u kthyer kishte dy faktorë: ne nuk donim të derdhnim gjakun rus. Së dyti, ne marshuam për të demonstruar protestën tonë.” – tha ai.
Ndërkohë, Vladimir Putin duket se nuk ka ndërmend të lirojë nga detyra armikun kryesor të Prigozhinit, ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoigu. Shoigu u shfaq duke inspektuar në terren trupat ruse që përgatiten për t’u përfshirë në luftën e Ukrainës.