Paralajmërimi i BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës pas tensioneve në veri të vendit, ka ngjallur shumë debate dhe jo pak habi.
Gazetarja e New York Times, Valerie Hopkins shkroi në Tuiter se është e habitur nga kjo sjellje e BE-së. Ajo thekson se vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës është e pakuptimtê, ndërkohë që nuk ka asnjë masë për Serbinë e cila organizoi dhunën ndaj trupave të KFOR-it që u pa nga e gjithë bota.
“Mes gjithë dramës në Rusi, ia vlen t’i kushtohet vëmendje kësaj. BE-ja sapo e ka ndëshkuar Kosovën për situatën në veri të Kosovës – edhe pse trupat e NATO-s të plagosur gjatë trazirave të majit u plagosën nga armët e prodhuara në Serbi,armë që asnjë vend i NATO-s nuk i prodhon.”,- ka shkruar Hopkins.