Franca po zien nga protestat në disa qytete të vendit pasi një adoleshent u vra nga një punonjës policie tre ditë më parë.

Autoritetet franceze kanë arrestuar 667 persona, ndërkohë që 40 mijë forca të sigurisë janë angazhuar për ruajtjen e rendit në vend.

Polici që kreu vrasjen shfaqi pendesë në paraburgim duke kërkuar falje, por revolta e francezëve vijon.

Presidenti Emanuel Makron anuloi takimet në Bruksel duke u kthyer në Paris për të zhvilluar një takim për menaxhimin e krizës me kabinetin qeveritar.

Autoritetet kanë vendosur orën policore në disa qytete si përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *