Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha gjatë një fjalimi në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, se ushtria e Kosovës po shton kapacitetet e saj për të mbrojtur vetveten dhe jo për të sulmuar dikë tjetër.
“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë për të gjithë. Ushtria jonë vazhdon të zhvillohet e të modernizohet, duke kaluar nëpër etapa të tranzicionit, nuk kemi rresht së ndërtuari sistem të qëndrueshëm ushtarak.”- theksoi Kurti.