Kryeministri i saporimandatuar grek, Kiriakos Micotaqis tha nga Brukseli se ka njoftuar homologët e tij europianë lidhur me rastin e arrestimit të Fredi Belerit, dy ditë para zgjedhjeve në 14 majit në Himarë.

Micotaqis u shpreh se ndihet i zhgënjyer nga reagimi i qeverisë shqiptare duke shtuar se Greqia do të vijojë të jetë aktive për rastin e Belerit.

“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij dhe ndodhet  në burg – për ne- me dispozita të dyshimta procedurale.  Unë e konsideroj këtë si një goditje për shtetin e së drejtës. Pres që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejt. Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që parashikon të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri.” – tha Micotaqis.

Fredi Beleri po mbahet në burg pasi SPAK-u ngriti aktakuzë ndaj tij për blerje të votave gjatë fushatës zgjedhore në Himarë.

Po ashtu, kërkesa e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak në Himarë u refuzua nga gjykata.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *