Nga Arber Zaimi

Është gjë e mirë që Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë hoqi dorë nga ky proces që ishte themeluar për:

1. Të favorizuar Serbinë

2. Të izoluar Kosovën

3. Të shantazhuar BE-në e sidomos Gjermaninë.

Ky projekt vdiq pa ia arritur tre qëllimeve të veta, fatmirësisht.

Mirë që Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë vendosi t’i përkushtohet procesit të Berlinit, ku Kosova ka qenë e përkushtuar qysh prej fillimit. Ai proces është i mirë sepse synim dhe prijës ka BE-në, dhe sepse Kosova në të është palë e barabartë. Procesi i Berlinit ka garanci dhe financa të pastra, Ballkani i Hapur ka qenë thjesht vektor për kamiona të dyshimtë e shpëlarje parash.

Mirë që kryeministri Edi Rama ka vendosur të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Do ishte më mirë nëse Rama do ta takonte Kurtin jo në kuadër të “turit ballkanik”, por në kuadër të një vizite vëllazërore dhe një mbledhjeje mes dy qeverive.

Unë kam besim se Kurti nuk mban inate e mëri, dhe do ta mikpriste sërish në Gjakovë secilin kryeministër të Shqipërisë, përfshi edhe Ramën.

Kam po aq besim se edhe Rama, i cili bën thirrje që Kurti e Kosova ta pranojë planin franko-gjerman, vepron kështu nga mungesa e informatave.

Sepse nëse ai do ta dinte që Kosova qysh në Bruksel e në Ohër ka paraqitur gatishmëri të plotë për nënshkrim të atij plani, ndërsa Serbia (Vuçiqi) kanë refuzuar, me siguri thirrjet do t’ia bënte Vuçiqit.

Të presim e të shohim, me siguri mediat ose këshilltarët e vet do ta informojnë se planin franko-gjerman Kosova e ka pranuar, por Serbia e ka mohuar

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *