Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shkroi në fejsbuk se mocioni i mosbesimit për kryeministrin Albin Kurti është interes kombëtar.
Sipas Haradinajt, vendosja e sanksioneve nga BE-ja konfirmon se qasja e Kurtit po e izolon Kosovën dhe po e shkëput nga aleatët.
“Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj qeverie. Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!” – ka shkruar Haradinaj.