Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli shkroi në fejsbuk se ka marrë përgjigje nga Dhomat e Specializuara lidhur me kërkesën e tij për hetimin e masakrës së Dubravës të ndodhur në vitin 1999-të ku humbën jetën qindra të burgosur shqiptarë.

Dugolli njoftoi se në përgjigjen e ardhur thuhet se kërkesa e tij është marrë në shqyrtim, ndërsa deputeti shton se kjo do të jetë një provë e qartë nëse kjo gjykatë është apo jo një-etnike.

“Dua t’ju informoj se kam pranuar një letër nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Letra konfirmon se Prokuroria ka marrë shkresën që i kam dërguar me postë më 29 prill, në të cilën kërkova nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës. Letra e Prokurorisë po ashtu njofton se kërkesa ime do të shqyrtohet nga ana e tyre. Ju falemnderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Mbetem me shpresë se Prokuroria e Specializuar do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së autoriteteve të larta të Serbisë për këto krime monstruoze, si dhe ta shfrytëzojë këtë rast për të sqaruar përfundimisht nëse Gjykata Speciale është, apo s’është, gjykatë një-etnike.”-  njofton  Dugolli.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *