Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton po qëndron në Tiranë për një vizitë dy ditore.

Klinton, i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke u ndalur dhe te zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai u shpreh se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë duhen respektuar. Sipas tij, zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe nuk duhej të ishin zhvilluar.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë, që do doja që mos të ndodhte kurrë. Kosovarët i krijuan ato katër qytete, në të mirë të serbëve, për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim. Gjëja që mund të bëjmë është: Ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet, duke pasur tension? Ka njerëz aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Qytetarët kanë nevojë që duhet t’u thoni se ka nevojë të votohet, gjithmonë. Nëse mendon se për këto katër qyteza, shumë larg nga çdo laborator shkencor, ku modelohet sjellja përçarëse që po e nxit botën sot, sepse shumë vende preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Unë shpresoj se Shqipëria, do jetë në gjendje, që së pari t’i tregojë botës se si duket një e ardhmja gjithëpërfshirëse.”-  deklaroi Klinton.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *