Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të pranojë një kompromis në të mirë të Kosovës pas tensioneve të fundit në veri të vendit.

Majko shtoi serbët e kanë strategji të sillen si viktima dhe kur vrasin dhe kjo strategji e tyre po jetësohet dhe në zhvillimet e fundit në veri.

“Albin Kurti është rritur nën presion dhe ka ditur të dalë me sukses. Ka dalë nga burgu me sukses dhe ka krijuar një forcë politike nga fillimi. Albin Kurti shkëlqen kur është nën presion, por çështja është që momenti, detajet, rrethanat do t’i vendosë Kosova dhe askush tjetër.

Kërkohet që marrëdhënia shqiptaro-serbe të ketë ulje tensioni. Serbët do të provokojnë, gjithmonë kanë provokuar. Edhe kur na kanë vrarë kanë thënë viktimat jemi ne. Ata që ne i konsiderojmë miq të mos mendojmë se helmi i sjelljes serbe në rajon, na ka hyrë edhe në gjak. Albin Kurti për momentin nuk ka bërë gabime të jashtëzakonshme, është në presion shumë të madh për t’u përballur me bandat.” – tha Majko në News 24.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *