Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç akuzoi Gjermaninë si financuese të protestave masive ndaj tij në rrugët e Beogradit.

Vuçiç u tha mediave serbe se disa organizata të ndryshme të lidhura me Partinë e të Gejlbërve në Gjermani qëndrojnë pas organizatorëve të protestave në Beograd. Ai shtoi se ka fakte për pretendimet e tij dhe së shpejti do t’u publikojë ato.

I menjëhershëm ishte reagimi i eurodeputetes gjermane, Viola von  Kramon. Ajo tha gjatë një interviste për Nova-n se Gjermania nuk ka asnjë lidhje me protestat në Serbi dhe se ato janë produkt i reagimit të pandjeshëm të shtetit serb ndaj vrasjeve që ndodhën në dy shkolla të vendit.

“Unë kategorikisht e mohoj çdo akuzë se organizata nga Gjermania, përfshirë Partinë e Gjelbër dhe fondacionin tonë Heinrich Böll, kanë financuar protestat në Serbi. Të tilla pretendime janë të pabaza. Qytetarët serbë po e kuptonë se sistemi politik në Serbi ka përgjegjësi për atë çfarë ndodhi në vendin e tyre  ” –u shpreh ajo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *