Gjeneral Rrustem Mustafa ishte drejtues i zonës operative të Llapit gjatë luftës së Kosovës.

Mustafa ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kosovë duke theksuar se ai mbështet qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Albin Kurti që sipas tij po mbron shtetin dhe po zbaton ligjin brenda territorit të vendit.

Mustafa përmes një postimi në fejsbuk kërkoi mbështetje për qëndrimin e kryeministrit me argumentin se sovraniteti dhe integriteti territorial janë jetikë për funksionimin e një shteti normal.

Statusi i Rrustem Mustafës në fejsbuk

“E kaluara jonë është dëshmitare që ne gjithnjë jemi bashkuar në kohë të vështira dhe si të tillë kemi dalë fitimtarë. Kryeministri Kurti duhet të mbështetet maksimalisht në këto kohë krizash, gjithandej. Jemi një popull i vogël, por gjithnjë zemërmëdhenj në përballje me rreziqet. Gjithmonë kemi synuar paqen, por nuk ju kemi frikësuar as luftërave.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *