Parlamentarët zviceranë kanë dalë kundër masave të Bashkimit Europian ndaj Kosovës.
Kështu së paku thuhet në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth.
“Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar parlamentari Wermuth në Twitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës. – raporton Kosova Post.