Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se vendi i tij po shqyrton mundësinë e rritjes së pranisë ushtarake në Kosovë pas tensioneve të fundit krijuar në veri të vendit.
“Me një kërkesë të koleges sime austriake, Klaudia Taner, ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim angazhimin tonë brenda mandatit aktual (parlamentar) për të lehtësuar Austrinë.” – tha ministri gjerman i Mbrojtjes.