Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe në vendin e tij emëroi Taulant Ballën.
Ngjarjet e fundit në Fushë-Krujë ku të afërm të deputetit, Rrahman Rraja ushtruan dhunë ndaj dy personave, duket se kanë diktuar këtë lëvizje në njërin nga pozicionet kyçe në qeverisje.
Taulant Balla është përfolur disa herë si kandidat për marrjen e postit të ministrit të Brendshëm, por ai vjen në këtë detyrë në vitin e 10 të qeverisjes. Aktualisht Balla mban postin e drejtuesit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.