I dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Eskobar tha për televizionin kroat HRT se serbët e veriut të Kosovës duhet të largohen nga rrugët për të krijuar një klimë të përshtatshme kur atje kërkohen zgjedhje të reja.
Sipas tij, zgjedhjet e reja janë i vetmi hap që mundëson shtensionimin e situatës në veri, ndërsa kërkoi sërish nga Kosova dhe Serbia të pranojnë planin me 3 pika të Bashkimit Evropian për tejkalimin e plotë të krizës.
“Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetari i mbetur i komunës nuk duhet të dalë në zyrë për të krijuar shpërqendrim. Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët.”- theksoi ai.