SPAK-u ka dërguar një kërkesë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë ku kërkon autorizmin nga Këshilli i Mandateve për arrestimin e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Mësohet se kërkesa ka mbërritur në Kuvend, ndërkohë që Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet për të marrë vendimin.
Ahmetaj po hetohet për çështjen e inceneratorëve dhe dyshohet për 4 vepra penale:
Mosdeklarimi apo fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive,
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë,
Pastrimi i parave,
Shpërdorimi i detyrës.