Kreu i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha në konferëncë shtypi se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, parlamenti nuk mund të vijojë punën në kushtet e krijuara pas sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Çdo ditë e më shumë vendi ynë po sanksionohet, vendet e BE-së po marrin masa ndaj Kosovës. Nuk mund të jetojmë të izoluar. Çfarëdo votimi i ligjeve do të thotë marrëzi e vazhdimit të kësaj qeverie. Nuk do të votojmë asgjë me qëllim që vendin ta çojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Njerëzit të cilët e vendosin vendin në krizë e në sanksione nuk mund ta nxjerrin nga aty.”- u shpreh ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *