Gazeta Nacionale publikoi një audiopërgjim ku dëgjohet kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendsoje, Mimoza Kusari e cila bisedon në zyrën e saj me dy ish-deputetë të Listës Serbe.
Sipas Berat Buzhalës, drejtues i kësaj gazete, audio-përgjimi i takon qershorit të kaluar dhe fakton se qasja e Vetëvendosjes ndaj Listës Serbe është propagandë e pastër.
Buzhala thekson se dy deputetët e Listës Serbe janë të afërt me Milan Radojçiçin, nënkryetar i Listës Serbe,i shpallur non-grata nga SHBA-të.
Kusari tha në TV Dukagjini se komunikimi me dy ish-deputetët serbë është kryer në suaza normale të jetës parlamentare kur ata ishin pjesë e institucioneve të Kosovës.